Qindra euro për dreka e hamburgerë

Komuna e Dragashit nuk kursen buxhetin e saj kur vie në pyetje shënimi i ditëve të shkollave apo edhe ndonjë manifestim tjetër.

Në tri fatura të analizuara nga KALLXO.com, Komuna e Dragashit ka shpenzuar 678 euro në tri aktivitete të ndryshme me nxënës e student.

Vetëm në njërën nga këto tri fatura tregohet se në çfarë produkte është shpenzuar buxheti i Komunës.

Komuna e Dragashit është treguar shumë dorëlirë, për manifestimin e ditës së shkollës Sh.F.M.U “Sezai Surroi” në Bellobard.

Këtë e dëshmon fakti së për manifestimin e kësaj ditë, komuna e Dragashit ka harxhuar hiq më pak se 413 euro për një drekë zyrtare.

Në analizimin e faturës së datës 18 janar 2018, shpenzimet në vlerë 413euro komunarët e Dragashit i kanë arsyetuar  me togfjalëshin ‘ushqim+pije’.

Mirëpo kjo nuk është hera e vetme në të cilën Komuna e Dragashit shpenzon paratë e saj nëpër shkolla.

Në faturën e datës 24 shkurt 2018, nga buxheti i komunës u ushqyen nxënësit e Shkollës Fillore ‘Shaban Shabani” në Laposhnik.

Kjo drekë buxhetit të Komunës i kushtoi 95 euro, nxënësit e kësaj shkollë hëngrën 28 hamburger në vlerë prej 50euro, 9 pleskavica sharri në vlerë prej 36 euro, pinë dy coca cola, dy schweppsa, si dhe një fant të cilat në total  kushtuan 7 euro e gjysmë.

Me një drekë zyrtare, Komuna e Dragashit, ‘qarosi” edhe profesorët e studentët e fakultetit të bujqërisë, në drekën e 33 marsit 2018, u shpenzuan hiq më pak se 170euro.

Të gjitha këto shpenzime të buxhetit të Komunës, zyrtarët u mjaftuan ti arsyetojnë vetëm me togfjalëshin ‘ushqim+pije+kafe’.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari ka raportuar se Komuna e Dragashit shpenzon paratë për kos të deleve e mish qengji

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.