Konfirmohet 'murtaja afrikane' në Dragash

Komuna e Dragashit ka njoftuar qytetarët se në territorin saj, zyrtarisht është konfirmuar ‘murtaja afrikane e derrit’.

Sipas njoftimit shoqata e Gjahtarëve së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, janë duke ndërmarrë hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.

“Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve “Dhia e Egër”, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”- thuhet në njoftim.

Komuna bën të ditur se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi sipas njoftimit, më herët nuk kemi pasur raste të tilla.