Pushtetarët e Klinës adhurojnë sallatat

Komunarët e Klinës janë përkujdesur që ushqimin e tyre të preferuar,  pulën e pjekur, ta shoqërojnë edhe me sallatë.

Kjo sepse në shumicën e faturave të analizuara nga KALLXO.com, përveç pulave të pjekura, faturat kanë edhe sasi të madhe të  sallatave të konsumuara.

Në 12 fatura të drekave dhe darkave zyrtare, komunarët e Klinës kanë ngrënë hiq më pak se 79 sallata të llojeve të ndryshme.

E të gjitha këto sallata, buxhetit të vogël të kësaj komune i kanë kushtuar hiq më pak se 115euro.

Lloji i sallatës së preferuar ka qenë sallata e shpisë, mirëpo këta të fundit kanë provuar edhe lloje të tjera si sallata çobançe, sallata shope, sallata mix si dhe sallata greke.

KALLXO. com në kuadër të dojes Sa Han Kryetari pati raportuar se komunarët e Klinës janë të dhënë pas pulave.

Në 10 dreka zyrtare që i ka analizuar KALLXO.com, këta komunarë kanë porositur në total 94 gjysmë pula të cilat kanë mbi 260 euro.

Në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari, KALLXO.com është duke raportuar vazhdimisht për shpenzimet të cilat e kanë bërë komunarët e të gjitha Komunave të Kosovës në dreka dhe darka zyrtare.

 

Komuna e Klinës

Totali 115euro

Gjithsej 12 fatura

12 korrik 2018

Sallatë- city e madhe 5×5=25euro

Sallatë mix 5×2=10euro

9shtator 2017

Sallatë 15×1=15euro

 7mars 2018

Sallatë 2×1.50=3euro

9 shkurt 2018

Sallatë 10×2.30=23 euro

25 maj 2018

Sallat 4×2=8euro

12 maj 2018

Sallatë 10×1=10euro

22qershor 2018

Sallatë 4×2=8euro

7 qershor 2018

Sallat mix 1×2=2euro

25 maj 2018

Sallatë Çobançe 2-she 2×2.50=5euro

Sallatë shope 2×2.50=5euro

4qeshor 2018

Sallatë greke 12×1=12 euro

24 prill 2018

Sallatë mix 6×1.50=9euro

7korrik 2018

Sallatë shope dyshe 1×3=3euro

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.