Pasuria e Osman Ejupit që punësoi katër fëmijët në Telekom

Ish-anëtari i Bordit të Telekomit të Kosovës, Osman Ejupi kishte punësuar katër fëmijët e tij në Telekomin e Kosovës.

Ejupi kishte dhënë dorëheqje nga  pozita e anëtarit të Bordit të Telekomit të Kosovës pas presionit publik dhe kërkesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Ejupi në deklarimin e pasurisë të cilin e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka paraqitur vetëm të hyrat vjetore dhe pasurinë e tij të paluajtshme në vlerë prej 123 mijë euro.

Në pasurinë e tij të paluajtshme, Ejupi e ka përfshirë një banesë të cilët e ka vlerësuar me 45 mijë euro, një banesë tjetër e vlerësuar në vlerë prej 33 mijë euro, si dhe një tokë në vlerë 45 mijë euro.

Ndërsa, tek të hyrat vjetore të familjes së tij, Ejupi  ka deklaruar para në vlerë 11 mijë e 934 euro.

4 mijë e 590 euro Ejupi ka deklaruar se janë të hyra vjetore nga paga të cilën e merr në Qeverinë e Kosovës, ndërsa 2 mijë e 844 euro nga dy pensionet e prindërve të tij.

Ejupi ka deklaruar tek të hyrat vjetore edhe pagat e dy fëmijëve të tij të punësuar në Telekom në shumë  prej 4 mijë e 500 euro.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për punësimet e fëmijëve të Osman Ejupi në Telekomin e Kosovës.