Komuna e Lipjanit pret familjet e dëshmorëve me hurma e mish të kombinuar

Komuna e Lipjanit përkujdeset që buxhetin e saj të vogël ta harxhojnë në dreka luksoze për familjet dëshmorëve të Kuvendit Komunal.

Që nga hurma e deri te mishi, janë produktet që këta të fundit i konsuamuan në drekën e 14 qershorit të vitit të kaluar, e cila shënon ditën e dëshmorëve për këtë komunë.

Totali i faturës për këtë buxhetit të vogël të kësaj komune i ka kushtuar mbi 900 euro.

Në analizimin e faturave të kësaj komune, KALLXO.com ka vërejtur se në organizime të eventeve të ndryshme, komunarët e Lipjanit janë shumë dorëlirë.

Listën e ushqimeve më të konsumuara e kryeson mishi i kombinuar me 85 porcione të ngrëna të cilat kushtuan 288 euro.

Mysafirët e kësaj dreke konsuamuan sasinë e njëjtë të paragjellave, 85 soshë të cilat kushtuan 144euro,  85 deserte të cilat kushtuan 72 euro si dhe supës të cilat poashtu kushtuan 72 euro.

Krejt në fund të drekës mysafirët shijuan edhe makiato, 85 soshë të cilat kushtuan 36euro.

Në këtë darkë luksoze poashtu u konsumua një numër i madh i pijeve energjike, si coca cola dhe sprite, ku konsumuan gjithsej 176 soshë të cilat kushtuan 149 euro.

Komuna e Lipjanit një drekë të tillë e kishte shtruar edhe gjatë festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ku kishte shpenzuar rreth 1 mijë euro për drekë zyrtare.

Kjo drekë ishte shtruar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Në faturën e kësaj dreke, në të cilën totali i produktit ishte llogaritur pa tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) ka pasur, suxhuk shtëpie, mish viqi, mish pule, pije e sallatë.

KALLXO.com në kuadër të dosjes Sa Han Kryetari është duke i publikuar shpenzimet e faturave të drekave dhe darkave zyrtare për komunat e Kosovës.

Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Përmbajtja është përgjegjësi e BIRN dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i KFOS-it.