Dardan Molliqaj pa banesë jeton me qira

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj ka deklaruar se aktualisht jeton me qira.

Megjithës,  në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), deputeti Molliqaj ka deklaruar një shtëpi 250 metra katrorë nga kursimet në vlerë 60 mijë euro dhe 45 ari truall të trashëguar, që të dyja në pronësi të prindit.

Molliqaj ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Alfa Romeo” në vlerë 4 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë nga kursimet e pagës.

Deputeti i PSD-së, 10 mijë e 233 euro i ka deklaruar si para të gatshme që i posedon në bankë.

Te të hyrat vjetore, deputeti Molliqaj ka deklaruar pagën vjetore që e merr si deputet në Kuvendin e Kosovës, në vlerë prej 2,017.97 euro, të hyrat e prindit – pension prej 2040 euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në Deçan si dhe mëditjet që vet Molliqaj i merr nga Kuvendi i Kosovës, në vlerë prej 363 euro.

Dardan Molliqaj ka deklaruar se mban pozitat zyrtare: Deputet i Kuvendit të Kosovës, Anëtar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa dhe anëtar i Kryesisë në Partinë Socialdemokrate (PSD).

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë të zyrtarëve publik, të cilat mund të i lexoni në këtë link.