Agim Bahtirit nuk i 'tunden' milionat

Pasuria e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në dy vitet e fundit nuk ka pësuar ndryshime.

Ai ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK) së pasuria e tij e paluajtshme kap vlerën 7 milionë e 560 mijë euro, mes tyre katër shtëpi dhe një tokë bujqësore.

Bahtiri ka deklaruar se toka bujqësore 17 hektar ka vlerën 6 milion e 200 mijë euro.

Gjithashtu sipas deklarimit, ai ka ende në pronësi veturën luksoze të tipit Audi Q7 e cila kushton 10 mijë euro.

Bahtiri në llogarinë e tij bankare mban 10 mijë euro.

Në anën tjetër, i pari i kësaj komune, do të vazhdojë të paguaj kredi 450 mijë euro për blerjen e një shtëpie të cilën e ka me kohëzgjatje 2015-2019.

Sa i përket të hyrave vjetore, i pari i Mitrovicës ka deklaruar 17 mijë e 606 euro nga pozita si kryetar.

Ndërsa nga fabrika e kërpudhave ‘Green Mushroom Farm’ në Holandë ai ka deklaruar së fëmijët e tij marrin 336 mijë euro në vit.

KALLXO.com është duke publikuar deklarimet e pasurisë, të cilat mund të i lexoni në këtë link.