Dhunë në familje: Burri shoqërohet në polici, gruaja dërgohet te familjarët e saj

Pasi ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, një burrë është shoqëruar në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur në Podujevë ndërsa policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme rreth orës 10 i dyshuari ishte shoqëruar në Stacionin Policor, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

Gruaja me vetë dëshirë është dërguar te familjarët e saj, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.