Ilustrim

Dhunë ndaj grave në Gjakovë e Rahovec

Në komunën e Gjakovës është arrestuar një i dyshuar, pasi i njëjti kishte sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij.

Sipas policisë ajo ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Dhunë në familje ka pasur edhe në Rahovec.

Një grua ka njoftuar se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.

Sipas policisë, viktima ka marrë tretman mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Rahovec, ku me pas është liruar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.