Foto: Ilustrim

Deçan, i digjet objekti përcjellës i shtëpisë

Një person ka raportuar në polici se i është djegur një objekt përcjellës i shtëpisë së tij.

Raportuesi nga fshati Strellc i Epërm i Komunës së Deçanit ka thënë se nga zjarri janë djegur i tërë objekti në të cilin sipas tij kishte pasur disa mjete pune, dru për ngrohje dhe ushqim për bagëti dhe vlera e dëmit është e konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

Policia rastin e ka cilësuar si zjarrvënie.