Programi i kandidatit të LDK-së për kryetar të Podujevës
Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës së Podujevës dhe ushtrues detyre i kryetarit pas dorëheqjes së Agim Veliut ka shpalosur programin e tij qeverisës.
“Buxheti është miratuar në Asamble dhe në qeveri është miratu dhe pritet të miratohet edhe në Parlament. Biblioteka është bërë në objektin e vjetër të Kuvendit, nuk është e vërtetë, nuk ka mundur të funksionalizohet se është rrënuar objekti. Përfundimi brenda viti 2020 e bulevardit, të përfundojmë edhe sheshin “Fadil Vokrri” dhe sheshin “Ibrahim Rugova””, ka deklaruar Rudari.
Më tej Rudari ka thënë se janë duke punuar me qeverinë për vazhdimin e aneksit të Spitalit.
“Po ashtu edhe kolektori i ujërave të zeza afër lumenjve”, ka deklaruar Rudari.
Debati i sontëm në Podujevë me kandidatët për kryetar në këto zgjedhje të jashtëzakonshme po mbahet pa publik.
Kjo pasi që Qeveria e Kosovës pak para fillimit të debatit mori vendim që aktivitetet publike dhe jo publike të mbahen të mbyllura pa praninë e publikut.
Sonte në “Debat Pernime” janë prezent tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.
I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel më saktë më 15 mars.