Zgjerimi i rrugës Besi - Podujevë, Foto: Facebook/Komuna e Podujevës

Rudari premton që do t'i përfundojë të gjitha rrugët dhe rrugicat në Podujevë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës dhe ushtrues detyre i kryetarit pas dorëheqjes së Agim Veliut, ka premtuar se nëse bëhet kryetar do t’i përfundojë të gjitha rrugët dhe rrugicat që kanë mbetur pa u shtruar.

Sipas Rudarit nuk kanë mbetur rrugë të gjata pa u shtruar por vetëm ato që janë 100 e 200 metra.

“Pasi i kemi buxhetuar do t’i përfundojmë. Nuk kemi rrugë të pashtruara që janë 10 kilometra e 15 kilometra, por vetëm 100 metra e 200 metra, të gjitha rrugët dhe rrugicat do t’i përfundojmë. Matërgoci është fshat malor, rruga është rajonale jo vetëm komunale, nuk do t’i lëmë banorët në lloç”, ka premtuar Rudari.

Në “Debat Pernime”, të moderuar nga Jeta Xharra, ishin prezentë tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel, më 15 mars.

LIVE Debati me kandidatët për kryetar të Podujevës #ZGJEDHJET2020 #DEBATPERNIME

LIVEDebati me kandidatët për kryetar të Podujevës#ZGJEDHJET2020#DEBATPERNIME

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 11 mars 2020