Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu duke ecur në shtratin e rregulluar të lumit Llap // Foto: Facebook

Rudari jep sqarime për kompaninë që fitoi 27 tenderë në Podujevë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës së Podujevës dhe aktualisht ushtrues detyre i kryetarit pas dorëheqjes së Agim Veliut, ka dhënë sqarime në lidhje me hulumtimin e KALLXO.com, sipas të cilit kompania “Bini” ka fituar 27 tenderë për 20 muaj në Komunën e Podujevës.

“Unë nuk them që janë 27 tenderë por janë 27 pagesa të ndryshme që i janë paguar për punët që i ka kryer. Të gjitha pagesat nëse mblidhen bashkë nuk bëjnë as 200 mijë euro. Nuk ka pasur kjo kompani tenderë por ka pasur pagesa”, ka deklaruar Rudari.

Në “Debat Pernime” të moderuar nga Jeta Xharra, i mbajtur të mërkurën, ishin prezentë tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës: Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në Qeverinë e re është pozicionuar si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel, më 15 mars.

LIVE Debati me kandidatët për kryetar të Podujevës #ZGJEDHJET2020 #DEBATPERNIME

LIVEDebati me kandidatët për kryetar të Podujevës#ZGJEDHJET2020#DEBATPERNIME

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 11 mars 2020