Rudari premton se do të ketë më shumë gra në qeverisjen e tij

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili ka qenë nënkryetar i Komunës së Podujevës dhe aktualisht ushtrues detyre i kryetarit pas dorëheqjes së Agim Veliut, ka premtuar se gjatë qeverisjes së tij do të ketë më shumë gra në pozita udhëheqëse.

“53 për qind e votave e LDK-së janë nga gratë. Ne e kemi obligim moral që t’i përfshijmë në qeverisje, premtoj që do të jetë më i madh numri i grave në qeverisje, premtoj që minimumi do të jetë 2. Të jenë më luftarake për atë që e kërkojnë”, ka premtuar Rudari.

Sonte në “Debat Pernime” janë prezent tre kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës po mbahen për shkak të ndërrimit të pozitës së kryetarit të kaluar Agim Veliu.

I njëjti në qeverinë e re është pozicionuar si Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës mbahen ditën e diel, më 15 mars.

LIVE Debati me kandidatët për kryetar të Podujevës #ZGJEDHJET2020 #DEBATPERNIME

LIVEDebati me kandidatët për kryetar të Podujevës#ZGJEDHJET2020#DEBATPERNIME

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 11 mars 2020