Kryeministri Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com
Haradinaj: Ministër i Zoti Është Ai Që i Jep Punë Zëvendës Ministrit
Duke folur për numrin e zëvendës ministrave në qeverinë qe e drejton, kryeministri Ramush Haradinaj tha në emisionin “Jeta në Kosovë” se e di që ky është numër i madh, por nënvizoi se “për të gjithë ka punë”.
Madje ai tha që ministrat duhet të tregohen të zot dhe t’u japin punë zëvendësve të tyre.
“Një ministër i zoti mund t’i japë punë një zëvendës ministri”, ka thënë ai.
Madje Kryeministri tha që nuk janë 64, por janë 70 zëvendës ministra.
“Në administratën e Kosovës janë 88 mijë njerëz që i pagun publiku, këtu janë edhe këta 64, me sa di unë janë 70, e këta 70 tanë e kanë nga një punë”, tha Haradinaj.
“Numri është më i madh se që është dashtë me qenë, se ka mujt me 1 ose 2 (për një ministri) me kalu”, ka thënë ai.
Ndiqeni më poshtë përgjigjen e Haradinajt për zëvendës ministrat: