‘Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ më 6 dhe 7 prill jepet në Tiranë

Monodrana “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë’ me tekst të Ridvan Dibrës dhe regji të Ben Aapolloni do të shfaqet gjatë këtij vikendi, më 6 dhe 7 prill 2019, në  sallën Gete të Teatrit Eksperimental në Tiranë.

Lajmi është bërë i ditur nga regjisori Apolloni përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Monodrama rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës së saj, fazat kyqe të një gruaje, siç thotë autori.

Përmes rrëfimit të saj të sinqertë, herë komik, e herë shumë dramatik, na bën ta kuptojmë se sa e vështirë është të jesh grua, sidomos në një tokë të sertë si kjo e jona.