Teatri Kombetar

foto; Denis Sllovinja

Nisin provat për realizmin e  monodramës, ‘Stefani; historia e një koleksionisti të syve’ 

Regjisori Ben Apolloni ka nisur provat për realizimin e monodramës, “Stefani; historia e një koleksionisti të syve” me tekst të Ag Apollonit. 

Kjo shfaqje është përzgjedhur si pjesë e repertorit të skenës së vogël të Teatrit Kombëtar, për 2020.  

Monodrama “Stefani; historia e një koleksionisti të syve”, e shkruar nga Ag Apolloni me 2003. Është një rrëfim dramatik për një personazh që ka shkaktuar shumë tragjedi në Bosnjë e Kosovë. 

“Veprën unë e kam dërguar në TKK  për skenën e vogël dhe mandej edhe kam aplikuar si regjisor me platformë, dhe është përzgjedhur që të jetë pjese e repertorit të TKK për këtë vit. Për shkak të pandemisë është shtyrë disa herë procesi i fillimit të provave, por tani veç kemi filluar dhe po punojmë që ta realizojmë shfaqjen ashtu siç e kam menduar”, ka thënë regjisori Apolloni, për KALLXO.com. 

Rolin e Stefanit, në këtë monodramë, do ta interpretojë aktori Agron Shala, ndërsa premiera e shfaqjes pritet të jepet në dhjetor. 

Nëse situata me COVID- 19 nuk na nxjerr ndonjë problem, premierën besoj se do ta kemi  dhjetor”, ka thënë regjisori Ben Apolloni.