Mërgim Cahani, kompania 'Gjirafa'

Cahani: Kosova, vend i mundësive për të bërë diçka të madhe

Kosova dhe Ballkani po shihet si një rajon i mundësive për zhvillim sidomos në fushën e teknologjisë.

Pronari i kompanisë ‘Gjirafa’, Mërgim Cahani thotë se kompania e tij që kishte dështuar fillimisht thote se po rriten rreth 140 për qind çdo vit.

Në DebatPernime ai tha se në kompaninë e tij në Kosovë kërkojnë njerëz ambicioz dhe të uritur për zhvillim.

“Ne kërkojmë njerëz ambicioz dhe i ndihmojmë atyre. I vetmi vend në Europë që ka mundësi për zhvillim ekonomik në shumë sektor është Ballkani. Unë mendoj që nëse dikush përnime po kërkon një jetë më të mirë mundësitë më të mëdha për me fillu diçka të madhe janë këtu”, tha Cahani.

Cahani që kishte punuar dhe studiuar në ShBA tha se jeta atje nuk është e lehtë dhe orët e punës janë të gjata.

“Është shumë normale në ShBA në sektorin privat me punu 12 orë në ditë, me punu edhe të shtunën dhe të dielën, tha ai.

Në përgjithësi Cahani thotë se ka nevojë të bëhet me dije se mundësitë ekzistojnë por duhet edhe motivi për të punuar.

Për këto tema dhe të tjera diskutuan: Arta Shehu-Zaimi, shkolla “Jcoders”, Isak Vorgucic, prodhues i birrës “Pivdjan”, Erolld Belegu, këshilltar i kryeministrit , Nenad Rashiq Qendra për Zhvillim Ekonomik Lokal, Besa Rugova, sipërmarrëse e “Besë” dhe  Mërgim Cahani, kompania “Gjirafa”.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: