“Pastërtia është gjysma e shëndetit”, është shprehja të cilën e kemi dëgjuar shumë herë nga mjekët.
Megjithatë, papastërtia nëpër qendrat e mjekësisë familjare nëpër qytete të Kosovës është e rëndë.
Gjatë muajit shtator, KALLXO.com ka vizituar dhe ka fotografuar qendra mjekësore të 29 qyteteve të Kosovës.
Thirrjet e institucioneve shëndetësore që nga fillimi i pandemisë ka qenë që t’i kushtohet rendësi higjienës. Duke u bërë thirrje që të pastrohen duart sa më shpesh.
KALLXO.com ka gjetur se në shumë prej tualeteve të QKMF-së mungojnë letrat higjienike, sapuni e poashtu në disa raste krojet janë të dëmtuara.
Në ciklin e Debat Pernime me kandidatët për kryetar, në secilën komuna janë pyetur kandidatët për hapat që do i marrin për të siguruar që në tualetet e institucioneve publike do të ketë pastërti dhe higjienë.
Më poshtë mund t’i gjeni fotografitë nga QKMF-të:
QKMF në Drenas FOTO:KALLXO.com 10.09.2021 QKMF në Obiliq FOTO:KALLXO.com 10.09.2021