Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kandidati i PDK-së për Prizrenin kundër gjobave të shumta për qytetarët për maska
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka paraqitur programin e tij për qeverisjen në Prizren nëse merr besimin e qytetarëve më 17 tetor.
“Së pari duhet të angazhohet staf profeisonal i cili do të din të mirret me këtë dhe jo të angazhohen ekonomista si udhëheqës të grupeve meergjente. Duhet të ketë respektim të rekomandimeve të IKSHPK-së, por edhe me Qeverinë dhe Ministrinë. Dueht të japim këshilla dhe të mos lejojmë të përhapet dhe më pak të merremi me shërim’, tha Totaj në Debat Pernime.
Ai shtoi se nuk duhet ndarë shumë gjoba për qytetarët për mosmbajtje të masave.
“Në kohën kur kemi pasoja ekonomike mendoj që nuk është një qasje e duhur. Vaksinimi mendoj që është ndoshta rruga e vetme kundër COVID-19”, tha ai.
Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.
Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.
Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com