BIRN mban trajnim me mediat lokale në Prizren për standardet e vërtetimit të fakteve

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka mbajtur një trajnim njëditor në hapësirën e kinemasë “Lumbardhi” me temën “Zbatimi i standardeve të vërtetimit të fakteve nga mediat lokale”.

Tema e trajnimit kanë qenë vërtetimi i fakteve, raportimi i sigurt në gazetari, hulumtimi bazuar në standardet e IFCN, hulumtimet e thella televizive, hulumtimet bazuar në raportimet e sinjalizuesve, të cilat janë ligjëruar nga Kreshnik Gashi, autor i emisionit “Drejtësia në Kosovë”. Ndërsa sa i përket produktit të Krypometrit ka folur Visar Prebreza, redaktor përgjegjës për hulumtime në BIRN Kosova.

Gjithashtu rreth etikës në gazetari, raportimin e së vërtetës, privatësinë, të drejtat e autorëve dhe mbrojtjen e burimeve ka folur Arbër Kadriu, nga zyra ligjore e  BIRN.

Mediat lokale, të cilat kanë marrë pjesë kanë qenë: Gazeta e Prizrenit, Televizioni i Prizrenit, media lokale turke Kosovali dhe Scaner Press.

Ky është trajnimi i dytë, në vazhdën e trajnimeve që BIRN Kosova po i mbanë për mediat lokale nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit janë certifikuar nga BIRN Kosova.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).  

 

 

01 Prill 2019 - 14:45

Drenushë Ramadani 01/04/2019 - 14:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend