Azem Vllasi. Foto: BIRN
Avokati Beson në Pafajësinë e të Dyshuarit të Tretë
Mbrëmë rreth orës 20:00 nën dyshimin për ndihmë në kryerjen e atentatit ndaj avokatit Azem Vllasi është arrestuar edhe personi i tretë.
I dyshuari i tretë është Arsim Ibrahimi.
Sipas avokatit të tij, Nuhi Uka, Ibrahimi dyshohet për ndihmë në kryerje të veprës penale.
“Atij ju ka caktuar masa e arrestit shtëpiak. Dyshohet për ndihmë të kryerjes së veprës penale e cila i ngarkohet dy të dyshuarve të tjerë”, tha për KALLXO.com avokati Uka.
Ai dha detaje të tjera lidhur me rastin e të mbrojturit të tij.
Sipas Ukës, Ibrahimi nuk i ka njohur dy të dyshuarit e tjerë Murat Jasharin dhe Avni Llumnicën.
Ai tregoi se për çfarë arsye dyshohet i mbrojturi i tij.
“Për faktin se i dyshuari i parë(Murat Jashari) është vendos në hotelin e tij “Fontana”, dhe recepsionisti e ka lëshu me regjistru si mysafir për shkak të neglizhencës së tij dhe kjo është arsyeja edhe pse kjo nuk ka lidhje me përgjegjësi penale absolutisht por vendimi i prokurorit është ai që është”, shtoi Uka.
Avokati tha se beson se i mbrojturi i tij do të dalë i pafajshëm pasi që nuk ka pasur lidhje me dy të dyshuarit e tjerë.
“Unë besoj që për një kohë të shkurtër do të merret vesh që i mbrojturi im nuk ka kurrfarë veprimi i cili e inkriminon atë për këtë vepër penale. Ai as nuk i ka njoft as njërin as tjetrin as që ka dit për ta por veq ka shku e ka vizitu hotelin dhe qaty e ka pa ata e kurgjo tjetër”, shtoi në fund Uka.
Avokati Azem Vllasi u plagos orët e para të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e tij.
http://kallxo.com/plagoset-avokati-azem-vllasi/
Për dy të dyshuarit, Murat Jashari dhe Avni Llumnica, Gjykata caktoi sot masën e paraburgimit për 30 ditë.
http://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-tentim-vrasjen-ndaj-azem-vllasit/
http://kallxo.com/paraburgim-per-te-dyshuarit-per-atentatin-ndaj-azem-vllasit/