Banka Ekonomike mbështet për të tretin vit me radhë, aktivitetin e lëshimit me litar të superheronjve

Për të tretin vit radhazi, jemi krenarë të mbështesim aktivitetin emocionues të lëshimit me litar të superheronjve në Spitalin e Pediatrisë. Kjo nismë, e organizuar nga Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosovo Kids, ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek fëmijët në repartin e hematologjisë-onkologjisë, por edhe në rritjen e ndërgjegjësimit në shoqëri rreth sfidave me të cilat përballen këta fëmijë. Është një mundësi për të treguar se si solidariteti dhe kujdesi mund të sjellin ndryshime të mëdha.

Kryeshefi Ekzekutiv, Shpend Luzha në emër të Bankës Ekonomike falënderoj organizatorët dhe theksoi: “ Në kuadër të prioriteteve për përgjegjësinë sociale, banka përsëri ka dhuruar donacion për organizatën Care for Kosovo Kids, i cili do të destinohet për blerje të medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për Klinikën Pediatrike.

Banka Ekonomike e konsideron të rëndësishme jo vetëm të ofrojë mbështetje financiare, por edhe të sjellë gëzim në jetët e fëmijëve që janë në spital. Për këtë arsye, kemi dhuruar pako dhuratash për fëmijët, të cilat janë shpërnda gjatë defilimit të super heronjve në klinikë, theksoi Z. Luzha.”