Me moton “Faleminderit për gjithçka që bëni për ne” të ftuar në Iftar nga Albi Mall, heronjtë që na mbrojnë çdo ditë!

 

Për infermierët, zjarrfikësit, policët, punëtorët e transportit, pastrimit u shtrua Iftar në Albi Mall si shenjë mirënjohje për gjithçka që bëjnë për ne!

Së  bashku në tavolinat e Iftarit, u ushqye ndjesia e paqes, duke uruar që kjo sakrificë që po bëhet në emër të Zotit, të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve.

Të rrethuar me njerëz me dhunti, që na shërbejnë çdo ditë, duke rrezikuar veten për të pasur një jetë sa më të mirë dhe të qetë të gjithë ne, ishte nder dhe kënaqësi për Albi Mall.

Të gjithë i ka bashkuar Iftari, secili ka bindje dhe opinione nga më të ndryshmet, por që i veçon ndjesia e paqes dhe respektit.

Ky muaj që arrin t’i bëjë të gjithë më të dashur dhe më paqësor, do të kthehet në të ardhmen në një traditë në Albi Mall, ku do të përzgjidhen çdo vit komunitete të ndryshme në shenjë falënderimi dhe kremtimi të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Duke u përkulur para besimit dhe qytetërimit islam, ju urojmë të gjithë besimtarëve, agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara.