Profesorët që mbushin 65 vjet do të pensionohen menjëherë, përveç nëse rrezikohet akreditimi i programit
06.9.2023 - 18:36
Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin i cili mundësonte vazhdimin e kontratave të punës deri në përfundim të vitit akademik, mësimdhënësve të Universitetit të Prishtinës, që kanë mbushur 65-vjeç pas fillimit të vitit akademik.
Ky plotësim/ndryshim është miratuar në mbledhjen e mbajtur me 26 korrik 2023.
Sipas vendimit të ri, vazhdimi i kontratave të këtyre mësimdhënësve do të bëhet vetëm në rast se rrezikohet akreditimi i programit ku është i angazhuar mësimdhënësi.
Vendimi paraprak ishte miratuar në mars të vitit 2008, në kohën kur kryeministër ka qenë Hashim Thaçi.