Pamje nga një seancë gjyqësore në rastin e Naser Kelmendit - Foto: KALLXO.com

Arrest Shtëpiak për Naser Kelmendin

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarit Naser Kelmendi, për ta ndryshuar masën e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Vendimin e ka miratuar gjyqtarja Ana Admaska Gallant.

I akuzuar për vrasje, krim të organizuar, shitje e prodhim të drogës, si dhe për menaxhim dhe mbikëqyrje të rrjetit të narkotikëve, Naser Kelmendi është në paraburgim që nga koha e arrestimit të tij, në maj të vitit 2013.

Kur iu lexua aktakuza më 16 janar 2015, Kelmendi u deklarua i pafajshëm, ndërsa e cilësoi aktakuzën një prodhim nga Bosnja.

KALLXO.com ka përcjellë në vazhdimësi procesin gjyqësor ndaj Kelmendit. Të gjitha raportet për këtë rast gjyqësor mund t’i gjeni në këtë link.