Ambasadori O’Connell uron besimtarët për Fitër Bajram

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar fetën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve.

Diplomati britanik nëpërmjet “Facebook”-ut urimin e bëri në trei gjuhë, në shqip, serbisht e në anglisht.

Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe kudo në botë, ju uroj juve dhe familjeve tuaja me fat Fitër Bajramin (Eid al-Fitr), paqë dhe gëzime.