FOTO nga vendi i ngjarjes - 06.11.2018

Aksident mes trenit dhe automjetit në afërsi të Aeroportit, lëndohen tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një automjeti në fshatin Sllatinë të Fushë- Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo shtoi se personat e lënduar pas pranimit të tretmanit mjekësor, janë liruar në shtëpi.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.