Arkiv

Ajri i pashëndetshëm sot në Prishtinë

Ajri i mëngjesit të sotëm del të jetë i pashëndetshëm për qytetarët e kryeqytetit.

Sipas matjeve të orës 9:00 të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit del të jetë 117.

Në bazë këtij niveli të ndotjes, rekomandohet se “Fëmijët dhe të rriturit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë qëndrimin e zgjatur në natyrë”.