Ahmeti: Qëndrimin e deputetëve serb e kemi dëgjuar nga Beogradi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi tha se qëndrimet e secilës parti parlamentare i ka të qarta. Ai kërkoi që të harmonizohen qëndrimet pozitë-opozitë dhe të votohet një rezolutë e përbashkët.

“Nëse dëshironi që ta bëjmë një rezolutë tw përbashkët, urdhëroni, e harmonizojmë rezolutën, e votojmë në Kuvend.  Dihet qëndrimi i kryeparlamentarit që e ka dhënë shumë qartë, dihet qëndrimi i kryeministrit, e dimë edhe qëndrimin e Nismës si parti në koalicion, e dimë qëndrimin e partive jo-serbe si dhe e dimë qëndrimin e serbëve, e kemi dëgjuar nga Beogradi”, tha Ahmeti.

“Po ashtu, kemi edhe platformën që mund ta bëjmë duke e nxjerrë nga kjo rezolute edhe vazhdojmë tutje e mos t`i terrorizojmë qytetarët me fjalime koti.  Themelore është që Kushtetuta e Kosovës e thekson shumë mirë se si duhet mbrojtur integriteti territorial i vendit. Ta bëjmë rezolutën, ta votojmë me 2/3 dhe të mos vazhdojmë të bëjmë seanca te tillë për rezoluta të partive”, tha Ahmeti nga AAK.