Kur do të Pastrohet Juniku Turistik nga Mbeturinat?

Politikanët në garë për tu bërë Kryetar i Komunës së Junikut folën lidhur me planet për të pastruar këtë komunë nga deponitë ilegale të bërllokut dhe ujërave të zeza

Tahir Isufaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës u zotua se do ti shpallë luftë mbeturinave nëpër Junik

“Eliminimi I të gjitha deponive ilegale,mbrotja e lumenjve nga gërmimet. Unë do ti luftoj deponitë ilegale në të gjitha kapacitetet”, tha Isufaj.

Në anën tjetër, kryetari aktual dhe kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Agron Kuçi tha se është i përkushtuar në zhvillim të turizmit dhe pastrimin e ambientit.

“Pranverën e vitit të ardhshëm do të funksionalizohet impianti. Nuk kemi deponi por hedhje të pakontrolluara , deri më tani mbi 960 kontenjerë të vegjël I kanë marrë qytetarët e Junikut. Prioriteti i parë do të jetë ambienti, turizëm nuk do të ketë pa ambient të pastër”, tha Kuçi

Fatos Shala nga Partia Demokratike e Kosovës dha ide konkrete lidhur me zbutjen e problemit të deponive ilegale të mbeturinave.

“Jo që premtoj por unë kam qenë më i ashpëri në këtë drejtim sepse më pengon çdo ditë. Bjeshka të ketë kontejner të mëdhenj që të mos ti jepim mundësi qytetarëve të ndotin atë bjeshkë”, tha Shala.

Ndërkaq Sylë Gaxherri nuk mundi të jap premtim konkret në këtë drejtim për shkak se sipas tij ka mungesë buxheti.

“Kryetari qe 8 vjet nuk ka mundur ta zgjedh një problem, një wc. Duhet me mbledh fonde edhe me kry”, tha Gaxherri.