Arban Abrashi, Arkiv
Abrashi Tregon Arsyet e Mungesës së Ahmetit në Debat
17.11.2017 - 20:13
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Prishtinës ka treguar për arsyet pse ai mendon që kundërkandidati i tij Shpend Ahmeti nuk erdhi në Debat Pernime.
“Shumë arsye, e para me siguri u frikësu prej pyetjeve që i keni bo ju, si duket nuk u ndi rahat dhe ju ka shtu arroganca pak si tepër vjet e fundit”, tha ai.
Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje mungoi në debat , megjithëse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen javë më parë.
Debatin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm