VIDEO- Parkun e Gjilanit e Mbulojnë Mbeturinat

Një qëndrim në park në këto ditë të vapës së verës mund të jetë zgjidhje e mirë për qytetarët por në parkun e Gjilanit, sytë e pushuesve po përballen me një situatë të rëndë.

Mbeturinat e lëna nga vetë ata që kalojnë kohën në këtë vend në zemër të qytetit e kanë bërë të pamundur që ky park të shikohet e përjetohet si vend relaksi.

Një qytetar e ka dërguar në KALLXO.com një video në të cilën shihet gjendja e mjerueshme e këtij parku, me mbeturina të hedhura gjithandej.

Autoritetet përgjegjëse për mbledhjen e mbeturinave duket se nuk kanë kaluar moti andejpari.