Ish-presidenti, Behgjet Pacolli e ish-kryeministri i ndjerë, Bajram Rexhepi, në veri të Kosovës - Foto: KALLXO.com

VIDEO: A Veshin Antiplumb Liderët e Kosovës

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamje ekskluzive nga angazhimi dhe detyrat e pjesëtarëve të Njësisë së Mbrojtjes së Afërt të Policisë së Kosovës.

Ky emision solli detaje se si u planifikua dhe si u realizua mbrojtja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe liderëve shtetërorë në ditën e shpalljes së Pavarësisë 10 vjet më parë.

Gjatë këtij emisioni, zëvendëskomandanti i kësaj Njësie, Arsim Rashica, foli rreth asaj se a veshin kryeministrat apo liderët e tjerë jelek antiplumb.

“Ka raste mirëpo kjo është vetëm në raste kur kemi sulm. Në rast të sulmit i kemi procedurat tona të intervenimit, i vendosim antiplumb deri sa të evakuojmë në një pikë të sigurt”, tha Rashica.

Ai ka thëne se nuk e di nëse kryeministri ka dalë në konferencë ndonjëherë i veshur me antiplumb.

Deklaratën e këtij zyrtari rreth vendosjes së jelekëve  nga zyrtarët shtetërorë mund ta ndiqni në linkun në vijim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” u transmetua të premten.