Veteranët-Tensione në Kuvend për Gjykatën Speciale

Ish-pjesëtarë të UÇK-së të shpërndarë nëpër shoqatat e dala nga lufta dhe familjarë të të vrarëve gjatë luftës hynë sot në lozhën e sallës së mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të rishqyrtohet ligji që i hapi rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta erdhën në Kuvend, në kohën kur deputeti i PDK-së Nait Hasani paraqiti iniciativën e familjarëve të disa të vrarëve gjatë luftës, të cilët me një letër kërkuan që ligji i speciales të rishqyrtohej.

Por seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u ndërpre, ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti kërkesën për rishqyrtim të ligjit me të cilin u themelua Gjykata Speciale e konsideroi të ndjeshme.

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që i hapi rrugë Gjykatës Speciale në gusht të vitit 2015.

http://kallxo.com/miratohet-gjykata-speciale/

Kjo gjykatë është themeluar për të gjykuar krimet e luftës së ish-pjesëtarëve të UÇK-së.