Veseli: Shëndeti i Qytetarëve mbi Interesin Partiak

Kadri Veseli në seancën ku po diskutohet për ndotjen tha se shëndeti i qytetarëve është mbi interesin partiak.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me nismën e të cilit dhe me kërkesë të nënshkruar nga 40 deputetë po diskutohet sot në Kuvend për ndotjen, tha se shëndeti i qytetarëve është mbi interesin partiak

NDËRLIDHUR

“Kam iniciuar seancë që të japim kontributin emergjent. Kjo është seancë që duhet të na bashkojë”, tha Veseli.

Ai deklaroi se deputetët kanë përgjegjësi për të gjetur zgjidhje për ndotjen.

“Të dalim me një rezolutë për sanimin e shpejtë të gjendjes, kemi përgjegjësi për gjetjen e zgjidhjeve”, tha Veseli.

Në seancën ku po debatohet për ndotjen alarmante të ajrit në Prishtinë të pranishëm janë 68 deputetë.

Dje në mbledhjen e Kryesisë, Veseli tha se debati duhet të përfundojë me obligimin për të hartuar një strategji nacionale për këtë çështje, e cila do të ofronte zgjidhje afatgjate dhe do të evitonte përsëritje të situatave të tilla.

31 Janar 2018 - 16:08

Erjonë Popova 31/01/2018 - 16:08
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight