Veseli: Serbia ta Pranojë Realitetin e Kosovës Shtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova së shpejti edhe me Republikën e Serbisë do ta kryejë çështjen e kufirit, dhe në të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin shtet i pavarur e sovran Republikën e Kosovës.

Veseli tha se Kosova do t’i përmbushë obligimet për rrugëtimin drejt BE-së.

Ai gjithashtu ka thënë se qytetarët së shpejti do të mund të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së.

“Kosova do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, kosovarët, qytetarët tanë do të lëvizin shumë shpejt lirshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ne jemi vend perëndimor ne i përkasim Evropës dhe do ti kryejmë të gjitha obligimet të cilat janë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Do ta kryejmë edhe obligimin e fuqizimit të shtetësisë sonë, përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufij tani me Malin e Zi, presim të shkojmë më tutje shpejt edhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë edhe çështjen e kufirit dhe në të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin shtet i pavarur e sovran Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Këtë deklaratë Vesli e bëri gjatë konferencës përmbyllëse për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”.

LIVEKuvendi i Kosovës dhe Zyra e BE-së përmbyllin një projekt për mbështetjen e Kuvendit

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 21 février 2018