Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli - Foto: Facebook

Veseli: Ne do ta Bëjmë Ushtrinë

Në fjalën e tij para të pranishmëvë në Konventën VIII të PDK-së që do të zhvillojë punimet sot e nesër, kreu i kësaj partie Kadri Veseli tha se ushtria e Kosovës do të bëhet.

“Ne do ta bëjmë një ushtri modermne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan lirinë e Kosovës”, tha Veseli.

Që nga koha kur Presidenti Thaçi më 7 mars nisi procedurat për ndryshimin e mandatit të FSK-së me anë të ndryshimeve ligjore, ka pasur dilema se a të shkohet me këtë formë transformimi, apo të binden serbët që ta votojnë krijimin e ushtrisë së Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Sidomos pasi ShBA-ja dhe NATO-ja e kërkuan transformimin përmes ndryshimeve kushtetuese, e cila gjë kërkon edhe votat e dy të tretave të deputetëve të komuniteteve.

Të shtunën e kaluar teksa festoi 27 vjetorin e LDK-së në Podujevë,Isa Mustafa tha se formimi i ushtrisë duhet të bëhet vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n.

Kadri Veseli tha sot në Konventën e PDK-së “Askush të mos mendojë se miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të cenohet nga dikush”.

Një pjesë të fjalimit, kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së ia kushtoi zhvillimit ekonomik. Tha se Kosova mund të zhvillohet më tepër.

“Nuk duhet të presim që dikush të na i rregullojë punët tona. Besomëni askush nuk do të vijë për ne ta bëjë këtë. Ne kemi ëndërruar pavarësibnë pikërisht për të drejtuar vetë fatin tonë, prandaj pyes sot pse ne duhet të vonohemi”, tha Veseli.

Ai deklaroi se shteti i Kosovës do të rrojë përgjithmonë.

“Shteti i kosovës është vepra më madhështore e popullit tonë dhe do të jetojë përgjithmonë në hartën gjeo-politike të botës. Nuk do ta lëmë në gjysmë të rrugës shtetin tonë. Ne do të fitojmë për të fituar Kosova”, tha Veseli.

Veseli u zgjodh kryetar i PDK-së në Konventën VII të saj në majin e vitit të kaluar.

http://kallxo.com/konventa-qe-zgjedh-kryetarin/