Foto: Ilustrim

Vdes Pas Rrokullisjes me Motoçikletë

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton për rrokullisjen e një motori me katër rrota në Graçanicë.

Me këtë motor po udhëtonin drejtuesi i tij dhe një pasagjer i mitur.

Policia bën me dije se të dy kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa drejtuesi i motoçikletës ka vdekur në orën 22 e 35 të ditës së djeshme.

Pasagjeri i motorit është liruar në shtëpi, ndërsa trupi i pajetë i vozitësit të tij me urdhër të prokurorit u është liruar familjarëve për procedurat e varrimit.

KALLXO.com shkroi dje për një aksident në Prishtinë, ndërsa të shtunën për tri aksidente tjera.

http://kallxo.com/aksident-rende-ne-prishtine-2/

http://kallxo.com/makina-rrokulliset-ne-rrugen-peje-kline/

277 persona kanë vdekur në Kosovë për dy vjet e gjysmë nëpër aksidente.