Foto: Facebook

Valon Tolaj kërkon lirim nga pozita e sekretarit të AAK-së

Sekretari ekzekutiv i AAK-së Valon Tolaj bëri të ditur sot se i ka kërkuar lirimin nga kjo pozitë kryetarit të kësaj partie dhe Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“E ndjej obligim t’ju informoj mbi kërkesën që sot i kam bërë kryetarit të AAK, z. Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra e sekretarit ekzekutiv të AAK”, shkroi Tolaj në facebook.

Ai kërkesën për lirim e lidhi me çështje personale

“Arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK.

Unë, do të vazhdoj të jem pjesë e Aleancës dhe mbeshtetës i vizionit politik të Kryeministrit Ramush Haradinaj”, shpjegoi Tolaj.

Ai përfundoi postimin e tij me fjalët se ka “qenë i nderuar me punën e përbashkët dhe bashkëpunimin me të gjithë, pa përjashtim”.