Betimi në Kuvend nga ish Qeveria Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Sot Kuvendi Diskuton për Programin e Qeverisë

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet lidhur me parimet programore 2017- 2021 të Qeverisë së Kosovës.

Seanca ishte kërkuar nga opozita pasi Qeveria Haradinaj u votua në Kuvend pa debat më 9 shtator.

Seanca që kishte filluar më 10 shtator ishte ndërprerë me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, pasi në të nuk kishte marrë pjesë kabineti qeveritar.

http://kallxo.com/nderpritet-seanca-e-jashtezakonshme/

Në mbledhjen e qeverisë të zhvilluar të premten që shkoi, Kryeministri Haradinaj u kërkoi ministrave të qeverisë që drejton që të marrin pjesë në këtë seancë vetëm nëse aty diskutohet për programin qeveritar.

Qeveria Haradinaj ditën kur u votua në Kuvend, nuk e kishte dërguar programin qeveritar, të cilin e plotësoi më pas.