Shqiptarët Mblidhen në Jug të Ibrit, Serbët në Veri

Rreth 100 shqiptarë të Mitrovicës janë afruar te ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë për të festuar pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit Serbi- Shqipëri.

Rreth 100 shqiptarë të Mitrovicës janë afruar te ura kryesore e Ibrit në Mitrovicë për të festuar pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit Serbi- Shqipëri.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një grup tifozësh që po festojnë, ndërkohë që deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

“Policia ka një plan operativ në qafërsi të lumit Ibër”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, pak kohë para se të tubohen tifozët pranë urës.

Pak momente më pas, përderisa tifozët ishin mbledhur, zëdhënësi Zahiti tha se tubimi po ecën pa ndonjë ekces.

“Situata është e qetë dhe njerëzit po festojnë. Nuk ka ndonjë ekces”, tha Avni Zahiti për KALLXO.com.

Gjatë kohës sa shqiptarët po festonin në pjesën jugore të urës, një numër i serbëve është mbledhur në pjesën veriore të qytetit.

Zëvendës Komandanti i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, tha se edhe ky tubim po kalon pa ndonjë incident.

14 Tetor 2014 - 22:59

Behar Mustafa 14/10/2014 - 22:59
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend