Shpërthim në qytetin rus Shën Petersburg - Foto: Twitter

Shpërthim në Metronë e Shën Petersburgut

Një shpërthim ka ndodhur sot në metronë e qytetit rus Shën Petersburg, njofton faqja informative ruse “Live News”.

Sipas informacioneve fillestare, të cituara nga agjencia “Interfax”, nga ky shpërthim janë vrarë së paku 10 persona.

Agjencia “Reuters” shkruan se arsyet e shpërthimit ende nuk dihen.

Sipas agjencisë “Reuters”, sajti “Life News” ka transmetuar pamje me njerëz të plagosur të shtrirë në tokë si dhe një foto ku shihet dera e dëmtuar e një vagoni.