Shpend Ahmeti: Ka Mospajtime të Mëdha

Ka përfunduar mbledhje maratonike e Kryesisë së Vetëvendosjes së bashku me Grupin Parlamentar të kësaj partie.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pas takimit të sotëm tha se mospajtimet janë të theksuara.

“Problemi është i dukshëm dhe ka mospajtime të theksuara të cilat për herë të parë janë shtruar hapur”, tha Ahmeti

Sipas tij ende nuk ka marrëveshje ndërmjet palëve.

“Nuk kemi arritur të gjejmë marrëveshje e të dakordohemi. Por ka qenë diskutimi më i sinqertë, u dakorduam që të vazhdojmë me diskutime”, tha mes tjerash Ahmeti duke thënë se do të ketë takime më intensive për këtë çështje.

Ai e ka cilësuar këtë problem në Vetëvendosje si vështirë të zgjidhshëm.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se si grup parlamentar kanë qëndrime të unifikuara.

“Si grup do të qëndrojmë së bashku e do të kemi qëndrime të unifikuara sa i përket temave nacionale, ku është Gjykata Speciale e po thonë që edhe Demarkacioni”, tha Konjufca.

Ai tha se arsyet e mungesës së sotme të Aida Dërgutit e Faton Topoallit janë të njohura për Vetëvendosjen.

ne.