Komisioni për media | Foto: KALLXO.com

Projektligji për RTK-në nuk Diskutohet në Komision

Edhe pse u ftuan në mbledhje për të diskutuar rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për RTK-në, anëtarët e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media pas një orë debati nuk diskutuan fare për këtë çështje.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që njëherë të mbahet një dëgjim publik rreth neneve të Ligjit për RTK-në që mund të bien ndesh (janë në kolizion) me ligje tjera, e më pas të diskutohet për vetë ligjin në mënyrë që ndryshimet dhe plotësimet e tij t’i shkojnë për miratim Kuvendit.

Anëtarët e komisionit u morën vesh që ky dëgjim të ndodhë më 1 mars.

Pastaj kryetarja e Komisionit për Media Xhevahire Izmaku kërkoi mirëkuptim nga mediat që ta lirojnë sallën “për me vazhdu vetëm ne deputetët me pikat tjera në të ndryshme”.

Më 26 janar 2017 Komisioni për Media mbajti mbledhje të mbyllur kur u diskutua rreth Projektligjit për RTK-në.

http://kallxo.com/deputetet-kerkojne-kthimin-e-parapagimit-per-rtk-ne/

Një ditë më pas Zyra e BE-së në Kosovë i kërkoi më shumë transparencë komisionit duke shprehur brengën pse u mbyll diskutimi gjatë hartimit të amendamenteve të Projektligjit për RTK-në.

http://kallxo.com/kerkon-shume-transparence-per-rtk-ne/