Istogu mban dëgjim publik me qytetarë për kornizën buxhetore

Sot është mbajtur dëgjim publik me qytetarët nga komuna e Istogut për të diskutuar për kornizën afatmesme buxhetore 2019-2021.

Zyra për informim e Komunës së Istogut, bënë të ditur se para qytetarëve zyrtarët komunalë kanë shpalosur në detaje të gjithë punën e bërë për draft kornizën buxhetore për periudhën 2019-2021.

Po ashtu bëhet e ditur se qytetarët janë informuar edhe për grandet, të hyrat dhe  projektet e planifikuara për ketë periudhë kohore.

“Nga qytetarët e pranishëm në takim u dhanë shumë propozime për investime në fusha të ndryshme duke qenë se plani strategjik për buxhet është si rezultat i nxjerr nga kërkesat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës se Istogut.