Pacolli duke shkuar në takim | Foto: KALLXO.com

Presidenti Takon me Dyer të Mbyllura Përfaqësuesit e Partive

Presidenti Hashim Thaçi është duke zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me përfaqësues të partive politike.

Gazetarja e KALLXO.com ka parë të hyjnë në këtë takim Ramush Haradinajn, Behgjet Pacollin, Mahir Yagcilarin e Danush Ademin.

Presidenti Thaçi sot paraqiti para mediave deklaratën e përbashkët me Presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviq në lidhje me demarkacionin.

Deklarata kërkon ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe sipas saj më pas një grup punues i përbashkët do të mund ta korrigjojë vijën kufitare në sektorët e Çakorrit dhe Zhlepit.

Thaçi në konferencën ku paraqiti dhe lexoi deklaratën, paralajmëroi që do të takohet me përfaqësues të partive për t’ua shpjeguar atë.

Pas takimit do të dilet vetëm me një komunikatë për atë që u bisedua.