Policia Shkatërron, Një ‘Mal’ me Kanabis

Në Rubrikën “Policia” u shfaq aksioni ku policia shkatërroi një ‘mal’ me bimë kanabisi të cilat ishin të gatshme për t’u korrur.

Në pamjet filmike të shfaqura e të cilat janë bërë natën e 19 shtatorit të këtij muaji shihet teksa pjesëtarët e policisë arrijnë të lokalizojnë se ku gjenden rreth 900 bimë kanabisi në Podujevë.

Sipas policisë përkatëse të këtij aksioni dyshohet se bimët e kanabisit prekin rreth 4 metra ari e ku gjatësia e tyre mbërrinte deri në dy metra.

Pas lokalizimit të vendit, policia vazhdoi me prerjen e 900 bimëve ku edhe me pas u shkatërruan të gjitha.

Nga bima kanabis sativa prodhohet substanca narkotike marijuanë. Llogaritet që një bimë e tillë prodhon rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike, e cila në treg shitet në shuma deri në 1000 euro për kilogramë.