Nga aksionet e mëhershme për lirim të pronave | Foto: KALLXO.com

Policia në Aksion për Largimin e Uzurpatorëve nga Pronat e AKP-së

Siç raporton gazetari i KALLXO.com, njësi speciale të policisë janë futur në njërin nga lokalet në këtë shesh dhe aty janë duke pritur pronarin e lokalit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha e konfirmoi aksionin për KALLXO.com.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe AKP-në ka marrë aksion për largimin e uzurpatorëve nga pronat e AKP-së në dy rajone,” tha Hoxha.

Në minutat në vijim KALLXO.com do ju sjell detaje të tjera për këtë aksion.

Identifikimi dhe publikimi i uzurpatorëve të pasurive nën menaxhim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit u paralajmërua më 12 shkurt gjatë takimit që kryeparlamentari Kadri Veseli pati me anëtarët e bordit të ri të AKP-së.

http://kallxo.com/te-henen-akp-ja-publikon-uzurpatoret/

AKP-ja uzurpatorët i publikoi tri ditë pas këtij takimi.

http://kallxo.com/akp-publikon-uzurpatoret-emra-te-njohur-ne-liste/

KALLXO.com shkroi në mars se edhe partia e koalicionit qeverisës dhe më e madhja në vend-PDK-ja në Gjakovë e Deçan ka shfrytëzuar lokale nën menaxhimin e AKP-së për aktivitetet e saj.

http://kallxo.com/dy-dege-te-pdk-se-shfrytezojne-pronen-shoqerore-pa-kontrate/

Për uzurpatorët e ish-pronave shoqërore po në mars “Drejtësia në Kosovë” shfaqi një hulumtim në dy vazhdime.