Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

Policia Jep Rezultatet për Luftën ndaj Krimit në Qafë Thanë

Sipas njoftimit, efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në periudhën janar-tetor kanë vepruar kundër 53 personave që kanë kryer 41 vepra të ndryshme penale.

Më shumë se gjysma e veprave penale të kryera në këtë pikë lidhen me trafikimin me narkotikë- 23 raste me 32 persona të përfshirë.

Në 20 raste policia ka parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa ka evidentuar edhe raste të kontrabandës dhe kanosjes.

Gjatë 10 muajve të këtij viti kanë hyrë dhe dalë në Qafë- Thanë 1, 317, 186 persona me 49, 449 mjete.

Policia në Qafë-Thanë gjatë kësaj periudhe ka kapur 15 persona në kërkim dhe ka kryer 18 patrullime të përbashkëta me Policinë e Maqedonisë në vijën e gjelbër.